Bulliqi mori vendim që të ndalet ndriçimi publik jashtë zonës urbane të Podujevës

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sonte ka deklaruar se ka marrë vendim që për një kohë të pacaktuar (deri në përmirësim të situatës) të ndalet ndriçimi publik jashtë zonës urbane të komunës, me qëllim të kursimit të energjisë elektrike për ekonomitë familjare.
Bulliqi ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë për shkak të krizës energjetike, në të cilën ndodhet vendi me reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike dhe shpalljes së gjendjes emergjente të energjisë elektrike nga ana e Qeverisë së Kosovës.
“Duke uruar e shpresuar të përmirësohet shpejt situata e energjisë elektrike në vendin tonë, ju lus për mirëkuptim!”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
Ndryshe, më 29 dhjetor, Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë./21Media

Back to top button