Rama thërret seancën për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thirrur senacë për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar sonte nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, i cili ka informuar se seanca është thirrur për të mërkurën në orën 10:00.
Ndryshe, 06 janari është afati i fundit për zgjedhjen e kryesuesit.
Kujtojmë që, më 07 dhjetor, Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama është betuar para asamblistëve të Kuvendit të Prishtinës. Ramës, detyra i është dorëzuar nga ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti./21Media

Back to top button