Bulliqi prezantoi rezultatet e qeverisjes 100 ditëshe

 

 

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, prezantoi sot rezultatet e qeverisjes 100 ditëshe të ekzekutivit të komunës.

Bulliqi tha sektori i shëndetësisë ka qenë një ndër prioritet e tij në qeverisjen lokale, siç tha ai, për të krijuar rend dhe rregull.

Ai tha tutje se në këtë periudhë është arrit të bëhet zgjerim i hapësirave për trajtimin e të prekurve me Covid19 dhe shumë shërbime të tjera në QKMF, të cilat sipas tij, nuk kanë qenë funksionale.

“Puna e parë që është bërë është zgjerimi i hapësirës së qendrës antiCovid. Në këtë qendër kemi pasur vetëm katër shtretër për të trajtuar këta pacient dhe kemi krijuar hapësirë për t’iu dalë në ndihmë këtyre të sëmurëve. Kemi filluar shërbimin e patronazhit i cili funksionon dhe është aktiv gjatë 24 orëve. Kemi krijuar shërbime të laboratorit dhe rengenit në Qendrën Kryesore Familjarë. Është bërë funksionalizimi i ultrazërit që kap vlerën mbi 24 mijë euro”, tha Bulliqi.

Kryetari i Podujevës tregoi për projektet që janë duke u realizuar në këtë komunë.

Ai përmendi fillim e punimeve të pjesës së dytë sheshit “Zahir Pajaziti”, i cili potencoi se me krijimin e kushteve atmosferike, do të përshpejtohet realizmi i këtij projekti në mënyrë që mos të humbin bizneset në zhvillimin e afarizimit.

Bulliqi theksoi se në 100 ditshin e qeverisjes së tij është bërë dyfishim i të hyrave nga tatimi në pronë, në vlerë mbi 286 mijë euro.

Bulliqi po ashtu tha se edhe arsimi është një fushë që është punuar mjaft në këto 100 ditë, që sipas tij janë ndarë 50 mijë për më shumë se 30 mijë ekzemplarë të lekturave shkollore, si dhe finalizimi i dy projekteve për rregullimi e hapësirave të jashtme.

Back to top button