​Zgjidhet problemi i dokumenteve ku shtetasit e Kosovës regjistroheshin si shtetas serbë

 

Ambasada e Kosovës në Stockholm ka njoftuar se është zgjidhur tashmë problemi i dokumenteve të lëshuara nga Agjensioni Suedez i Taksave – Skatteverket, ku tani e tutje në këto dokumente do të figurojë vetëm shteti i Kosovës.

Ata kanë bërë të ditur se pas shqetësimeve të qytetarëve se në dokumentet e tyre krahas Kosovës është shkruar edhe shteti i Serbisë, ambasadorja e Kosovës atje, Shkëndije Geci-Sherifi ka filluar të punoj në këtë aspekt dhe kjo çështje është zgjidhur me sukses.

Ambasada poashtu ka sqaruar se edhe “Agjencia e Taksave do të regjistrojë shtetësinë bazuar në pasaportën e individit ose dokumenteve nga Agjencia e Migracionit, për shembull uppehållstillståndkort, individët që janë të regjistruar si shtetas kosovarë dhe serbë mund të kërkojnë heqjen e regjistrimit të shtetësisë serbe”./21Media
 

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Të nderuar bashkatdhetarë,

Kemi nderin dhe kënqësinë të ndajmë me ju lajmin e mirë dhe të…

Posted by Embassy of Kosovo in Stockholm on Wednesday, March 17, 2021

Back to top button