Bullizohej se nuk mund të buzëqeshte, u përpoq gjashtë herë të vetëvritej

Ajo thotë se e quanin “të shëmtuar” në baza ditore, pretendon se i kishin hedhur jashtëqitjen e deleve, i kishin vendosur qese plastike mbi kokë dhe i thanë se “prindërit nuk e donin”.
Përvojat e bwn atw tw daignostifikohet me depresion të rëndë klinik, ankth dhe sulme disociative në moshën 18 vjeçare.
Por në mënyrë të pabesueshme, Tayla, nga Christchurch, Zelanda e Re, gjeti një mekanizëm përballues në stërvitje dhe ka arritur të kthejë jetën e saj, përcjell portali rtv21.tv

Ajo u bë një paraolimpike – gjithashtu kishte këmbë të shtrembër si rezultat i gjendjes së saj – dhe nga një fillestare e plotë në gjuajtje të gjymtyrëve shkoi në një thyerje rekordesh botërore.
Pasi u bë një sensacion në Instagram, ajo tashmë ka nënshkruar edhe një kontratë modelingu.

Gjendja e Tayla, sindroma Moebius , karakterizohet nga dobësimi ose paraliza e muskujve të fytyrës që përdoren për të kontrolluar shprehjen dhe lëvizjet e syve.
Ajo kurrë nuk ka mundur të lëvizë sytë nga e majta në të djathtë, të ngrejë vetullat apo buzën e sipërme.“Nuk ka qenë e lehtë”, tha Tayla , e cila ka 24,000 ndjekës në Instagram .“Kam kaluar shumë vite duke e urryer buzëqeshjen time, duke uruar që të kisha një buzëqeshje ‘normale’, duke uruar që thjesht të mos ekzistoja sepse kjo më dukej më e lehtë sesa të isha gjallë.”

Çrregullimi neurologjik i Tayla-s, që prek vetëm një në 50,000 njerëz, nuk ka shërim.
Por Tayla iu nënshtrua një operacioni për ringjalljen e fytyrës në moshën 12-vjeçare me shpresën për të rikthyer lëvizjen vullnetare në fytyrën e saj.
Procedura korrigjuese – e quajtur shpesh si “operacion i buzëqeshjes” – pa mjekët të transplantonin inde të buta nga kofsha e saj në të dy anët e fytyrës, në një përpjekje për t’i dhënë asaj aftësinë për të shtrënguar gojën për të imituar një buzëqeshje.

Procedura tetë orëshe ishte e pasuksesshme dhe e la Tayla të shkatërruar me një fytyrë krejtësisht të fryrë dhe të mavijosur.
Tayla, e cila më parë kishte ndiqte kurse noti përpara se shëndeti i saj mendor të godiste, vendosi të provonte prapw .
Pasi u kontaktua nga Para-Athletics NZ, asaj iu kërkua të garonte në Kampionatin Shtetëror të Viktorias në Melburn në shkurt 2018.

Ajo vendosi një gjuajtje të renditjes numër 1 në botë dhe një vit më vonë, theu Rekordin Botëror në klasifikimin F43 kur konkurroi në NZ Nationals (8.28 m).
Tani, ish-atletja e pensionuar ka filluar të flasë në publik në një përpjekje për të ndarë rrugëtimin e saj me një deformim të fytyrës, ndërkohë që ka filluar karrierën e saj të modelimit me agjencinë ndërkombëtare Zebedee Talent./21Media

Back to top button