Burberry me koleksion të ri të veshjeve për vjeshtë 2023 në Londër

Ky është koleksioni i parë i veshjeve të përgjegjësit për kreativitet Daniel Lee, të cilin e krijoi për shtëpinë angleze të modës, Burberry.
Ky koleksion u prezantua në javën e modës në Londër.
Kjo shtëpi mode veçohet për krijim të disajneve elegante, palltove, por Lee i cili iu bashkua Burberry në shtator të vitit të kaluar, shpiu kreativitetin e tij në një drejtim tjetër të ri. Ai debutoi disajne me gëzof e veshje të tjera, siç janë fanellat.
Duket se Lee këto disajne i përshtati mirë për vjeshtë. Dominuan palltot me gëzof, kapelat me gëzof, e njëherësh edhe çantat të cilat ky disenjator i zbukuroi me pupla e gëzof.
Kjo shtëpi mode zakonisht tërheqë numër të madh pjesëmarrësisht në ngjarje prezantimesh të koleksioneve të reja.
Pas Londrës, disenjatorët veshjet e tyre për sezonin vjeshtë 2023 vazhduan t’i prezantojnë në javën e modës që u hap në Milano./21Media

Back to top button