Burcu Biricik flet nesër në tryezën e rrumbullakët për sfidat në industrinë kinematografike
Në Festivalin e 12-të të Filmit të Shkurtër BBB, në tryezën e rrumbullakët ”BBB meets the Cine-Balkan Females” është organizuar ngjarja e hapur publike që ka për qëllim të nxjerrë në pah sfidat me të cilat përballen gratë në fushën e kinemasë, ku në fokus ka gratë nga rajoni i Ballkanit.
Prandaj, për të folur në lidhje me këtë temë në ditën e tretë rreth tryezës së rrumbullakët, për t’i ndarë pikëpamjet dhe historitë e tyre do të jenë gra me aftësi të ndryshme në industrinë kulturore dhe kinematografike.
Ndër të tjera, aty do të jetë, Vjosa Berisha si drejtoreshë e Festivalit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë.
Ndërsa në rolin e folësit do të jetë aktorja turke, Burcu Biricik, aktorja dhe regjisorja fanceze nga Kosova, Luana Bajrami, drejtoresha e teatrit, Zana Hoxha dhe drejtoresha nga Maqedonia e Veriut, Dina Duma.
Gratë do të mblidhen rreth tryezës së rrumbullakët më 30 tetor.

Ndërkaq, aktorja turke, Burcu Biricik ka arritur sot në Kosovë madje janë parë disa fotografi në ”Instagram”, ku shihet se ajo ishte para objektit të Qeverisë së Kosovës./21Media

