Gjenden mbetje mortore në lagjen Arbëria në Prishtinë
Disa mbetje mortore janë gjetur sot në bazën e KFOR-it në Arbëri.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella, ku ka pohuar se mbetjet njerëzore janë gjetur gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re.
Ndërsa hetimet janë duke vazhduar dhe janë duke u zhvilluar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe PK-ja.
Sipas tij, të gjitha provat i janë dorëzuar PK-së e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit.
”Gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re, me sa duket u gjetën mbetje mortore. Për momentin nuk dihen detaje të tjera. Hetimet janë duke vazhduar dhe janë duke u zhvilluar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe PK-ja. Të gjitha provat i janë dorëzuar PK-së e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, ka thënë Minutella./Kp