Burg i përjetshëm për kosovarin që e vrau gruan në Gjermani

Gjykata Rajonale në Regensburg të Gjermanisë dënoi me burg të përjetshëm 56-vjeçarin nga Kosova, i cili vrau gruan e tij me thikë kasapi më 8 tetor të vitit të kaluar.
Versioni i të pandehurit Hazir. S është se ai u grind me gruan e tij më 8 tetor të vitit 2020. Bëhej fjalë për një numër telefoni të panjohur që u shfaq disa herë në ekranin e celularit të saj. Ai dyshoi se gruaja e tij po e tradhëton me dikë tjetër. Kur ai u përball me të, ajo e ofendoi atë dhe familjen e tij, e kërcënoi se do ta dëbonte nga shtëpia dhe do ta deportonte përsëri në Kosovë. Pas kësaj burri mori thikën dhe e qëlloi gruan fillimisht në qafë pastaj edhe në trup disa herë, transmeton rtv21.tv
Pas provave dhe mbi të gjitha, deklaratave të tre fëmijëve, xhelozia si motiv “bie poshtë”.
Deri në fund të korrikut 2020, vetëm disa javë para veprës penale i pandehuri u kthye nga një burg austriak. Ai kishte qenë atje për nëntë muaj ku akuzohej për drogë.
Pas kësaj ai kishte vështirësi për të rimarrë kontrollin e tij dominues, veçanërisht mbi anëtarët femra të familjes, të cilëve më parë u kishte ndaluar pothuajse gjithçka. Për shembull, ata nuk lejoheshin të pinin kafe në ballkon, e lëre më të shkonin në qytet për të pirë kafe. Vajza nuk u lejua të vizitonte një mik që jetonte në të njëjtën ndërtesë./21Media

Back to top button