Kosovarja e siguroi medaljen e argjendtë olimpike, nesër e kërkon të artën

Kosovare Asllani do ta kërkojë nesër medaljen e artë në futboll me Suedinë në Olimpiadën e Tokios. Ajo tashmë e ka siguruar medaljen e argjendtë olimpike.
Suedezet janë kualifikuar në finale të Olimpiadës në futboll, që nënkupton se Kosovarja me shoqe e kanë siguruar tashmë medaljen e argjendtë.
Suedezet do të luajnë në finalen e madhe me Kanadanë, në ndeshjen që do të luhet nga ora 04:00 e mëngjesit me kohën tonë reale.
Kosova i siguroi dy medalje të arta në Olimpiadën e Tokios përmes xhudisteve Distria Krasniqi e Nora Gjakova. Mirëpo, një tjetër medalje në “Tokyo 2020” do ta fitojë gjithsesi edhe një sportiste kosovare, ani pse e përfaqëson një vend tjetër.

Back to top button