Burgim i përjetshëm për Dardan Krivaqën, Lushaku-Sadriu: I duartrokasim fort rikonfirmimit të vendimit të Gjykatës

Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar Dardan Krivaqën edhe në rigjykim me burg të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.
Për këtë ka reaguar Jehona Lushaku-Sadriu nënkryetare e Komunës së Prishtinës.
Sipas saj, ky vendim i sotëm shihet si një dritë në fund të tunelit, që dëshmon se drejtësia është e vetmja garancë për ta menduar jetën dhe të ardhmen e sigurt të vajzave dhe grave në vendin tonë.
“Sot, duartrokasim fort rikonfirmimin e vendimit të gjykatës për dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën, i cili i mori jetën 18 vjeçares Marigona Osmani në mënyrën më mizore. Ky vendim i sotëm shihet si një dritë në fund të tunelit, që dëshmon se drejtësia është e vetmja garancë për ta menduar jetën dhe të ardhmen e sigurt të vajzave dhe grave në vendin tonë. Me gjithë përpjekjet dhe avokimin e vazhdueshëm të grave për të avancuar pozitën, mirëqenien dhe sigurinë e grave dhe vajzave në Kosovë ndër vite, kohët e fundit shteti nuk ia ka dalur”, ka thënë ajo.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?