Kaloni te përmbajtja kryesore

Burgim për të dyshuarin që lëndoi rëndë një person

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues me burgim ndaj të akuzuarit R. H., për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
“I dyshuari me datë 22 korrik 2021, rreth orës 00:40 minuta në diskotekën “Stop” në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L. B., ashtu që fillimisht e godet në pjesën e prapme të kokës me dorëzën e revoles, mjet ky i rrezikshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore, e më pas me grushte e godet në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar ndrydhje të indeve të buta dhe plagë ndrydhëse qarëse, me ç’rast i dëmtuari ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional të Gjilanit”, thuhet në njoftim.
Pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, gjyqtari ka shqiptuar dënim prej 1 vjet burgim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button