Xhelal Sveçlës i vdiq nëna

Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka vdekur nëna sot.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri përmes një shkrimi në rrjetet sociale.

“Nëna na la sot. Ishte nënë, grua, motër e gjyshe e dashur për të gjithë ne! Do të mbajmë gjallë kujtimet për ty si nënë e grua stoike e plot mirësi. I përjetshëm kujtimi për ty nënë! Me mall, Familja Sveçla”, ka shkruar ministri./21Media
Back to top button