Burime pranë Abramovich konfirmojnë helmimin

Burime pranë Roman Abramovich, kanë konfirmuar se oligarku rus dyshohej se ishte helmuar në fillim të këtij muaji pas takimit për të diskutuar bisedimet e paqes me negociatorët ukrainas.
Ata nuk konfirmuan se kush tjetër ishte në shënjestër ose cili ishte burimi i sulmit.
Më herët, një raport nga Wall Street Journal pretendonte se tre persona që morën pjesë në negociatat në Kiev kishin pësuar skuqje të syve, lot të vazhdueshëm dhe irritime të lëkurës në fytyrat dhe duart e tyre, përcjell rtv21.tv
Thuhet se Abramovich është në rregull tani pasi incidenti që ndodhi javë më parë dhe ai do të vazhdojë me negociatat së bashku me ata nga Ukraina në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës.
BBC raporton se burime të afërta me Abramovich thonë se ai ka qenë i përfshirë në disa takime dhe po punon vetëm në emër të tij pasi u pretendua se atij iu kërkua të ndihmonte./21Media

Back to top button