Burrat nuk i ndalin grushtet ndaj grave të tyre

Dje Policia e Kosovës ka njoftuar për dy rasteve të dhunës në familje, njëri në Graqanicë e tjetri në fshatin Kryshevë të Klinës.
Te rasti i parë rreth orës 19:00 është arrestuar një burrë kosovar pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor kurse me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Edhe në Kryeshevë një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij e cila po ashtu ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button