Burrë e grua ngatërrojnë uthullën me herbicidin, përfundojnë në spital

Një çift bashkëshortësh janë helmuar aksidentalisht pasi kanë konsumuar lëndë kimike helmuese.
“Në spitalin e Pogradecit kanë shkuar për mjekim shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, Pogradec, të cilët dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike helmuese (herbicid). Të dy këta shtetas ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Ora News raporton se çifti ka qenë duke konsumuar diçka dhe kanë pasur bidonin e uthullës dhe një bidon tjetër me këtë lëndë kimike.
Në momentin kur janë paraqitur në spital kanë qenë në gjendje të rëndë por tashmë situata e tyre shëndetësore është e stabilizuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./21Media

Back to top button