Burri detyroi gruan të pinte helm dhe e dërgoi në spital, por rrugës u aksidentua

Një 37 vjeçar në Dibër është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gruas së tij, çka ka bërë që ajo të konsumojë një sasi lënde helmuese duke rrezikuar jetën.
Ai në gjendje të dehur ka transportuar me automjet bashkëshorten për në spital, por humbi kontrollin duke dalë nga rruga.
Policia ka vënë menjëherë në pranga 37- vjeçarin dhe ka transportuar për në spital bashkëshorten e tij e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, i shtetasit B.R., 37 vjeç, banues në Dibër.
Shtetasi B.R., duke transportuar me automjet bashkëshorten e tij për ndihmë mjekësore në spital, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Pas testit të alkoolit shtetasi B.R., ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur i cili në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”,” njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme./oranews

Back to top button