Burri dhe djali tentojnë me forcë ta heqin gruan nga qendra sociale

Një grua ka njoftuar policinë të mërkurën rreth orës 14:30 se derisa ishte në qendra për punë sociale në Gjilan aty kanë shkuar bashkëshorti dhe djali i saj dhe kanë tentuar me forcë ta nxjerrin prej aty duke e kërcënuar.

Policia në raportin 24 orësh njofton se viktima kishte edhe urdhër mbrojtës nga gjykata për një rast të mëhershëm dhunë në familje. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button