Burri dhe vjehrri e rrahin gruan nga Vushtrria

Një grua në Vushtrri ka raportuar në Polici bashkëshortin dhe vjehrrin për dhunë në familje.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima është sulmuar fizikisht dhe të njëjtës i është ofruar mbrojtje nga gjykata.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:00.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button