Vdiq burri që u lëndua nga zjarri në shtëpinë e tij

Ka humbur jetë burri pas lëndimeve të marra të premten kur iu dogj shtëpia në fshatin Nagavc të Rahovecit.

Policia bën të ditur se viktima ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku ishte duke u trajtuar.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Back to top button