Burri e plagosi gruan
Policia ka bërë të ditur se dje një grua nga Vushtrria ka raportuar se është plagosur nga burri i saj.
”Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga burri i saj i dyshuari mashkull kosovar me probleme psikike. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja ndërsa i dyshuari gjendet ende në arrati.
Rasti është duke u hetuar./21Media