Burri i saj e çoi Turqinë në çerekfinale, emocionet e Heidi Lushtakut në tribunë

Merih Demiral u bë sot heroi i turqve duke ia siguruar vendit të tij kualifikimin në çerekfinalen e Euro 2024.

Bashkëshorti i modeles shqiptare Heidi Lushtaku shënoi dy gola (minuta e 1’ dhe minuta e 59’). E bukuroshja nga Kosova nuk i fsheu emocionet teksa në tribunë festonte bashkë me të birin, golat e burrit të saj, shkruan portali rtv21.tv

Me këtë fitore Turqia vazhdon tani në çerekfinale, ku atje do të përballet me Kombëtaren e Holandës. Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Turqisë./21Media

Back to top button