Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu!

Imagjinata njerëzore nuk njeh kufinj kur bëhet fjalë veçanërisht për të rifituar lirinë.
Një burrë ka gjetur një mënyrë gjeniale për tu arratisur nga burgu në Bolivi.
José Luis Callisaya Diaz arriti përkohësisht të dilte nga burgu Chonchocoro, ku po vuante dënimin për vrasje. Ai u maskua me lëkurën e një deleje në një përpjekje për t’u “përzier” me tufën, ndërsa zvarritej nëpër fushat aty pranë. I burgosuri mundi të arratisej dhe kishet dalë në arë më 4 shkurt.
Por, pavarësisht përpjekjes për t’u përzier si një kafshë ferme, Diaz u detyrua të kthehej në qeli pasi autoritetet e kapën në flagrancë.
Në një grup të çuditshëm fotografish, José Luis mund të shihet me të katër këmbët i veshur me xhinse dhe një gëzof deleje, dhe u kap duke ecur nëpër bar, duke imituar një dele. Që nga largimi nga burgu, autoritetet kanë urdhëruar masa ligjore dhe disiplinore ndaj të burgosurit.
Drejtori i regjimit të vuajtjes së dënimit, Juan Carlos Limpias tha: Oficerët e policisë së sigurisë së burgut nga Qendra Penitenciare San Pedro de Chonchocoro penguan arratisjen e të burgosurit José Luis Callisaya Diaz (alias El Araña), i cili përfitoi nga moti i keq në përpjekje për të arratisje përmes njërit prej mureve të perimetrit të jashtëm të burgut.
Burgu Chonchocoro, i njohur gjithashtu si burgu i San Pedro ose El penal de San Pedro, është burgu më i madh në La Paz, Bolivi.

Back to top button