Burri mbyt gruan, pastaj vetëvaret

Një burrë 56-vjeçar dhe një grua 57-vjeçare, të dy me origjinë shqiptare, të martuar, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Cazzago San Martino të Italisë. Sipas hetimeve fillestare, raportohet se bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.
Bashkëshorti shqiptar dyshohet se e mbyti gruan e më pas është vetëvarur.
Ai ka lënë të shkruara dy letra në kompjuter, transmeton rtv21.tv.
Njëra letër i është adresuar tre fëmijëve, ndërsa tjera autoriteteve italiane ku shpjegon motivet e këtij rasti me mosmarrëveshjet dhe grindjet në familje.
Tre fëmijët në moshë të rritur të çiftit shqiptar të cilët ndodheshin me pushime, kanë informuar policinë italiane pasi prej ditësh nuk merrnin përgjigje e nuk lidheshin dot në telefon me prindërit e tyre.
Trupat pa jetë të çiftit shqiptar u zbuluan në pasditen e djeshme 12 gusht dhe vetëm sot autoritetet italiane kanë bërë të ditur identitetin e tyre.
Fqinjët kanë konfirmuar se shpesh dëgjoheshin grindje nga apartamenti i tyre.
Familja shqiptare jetonte në qytezën e Cazzago San Martino më shuëm se 10 vjet./21Media

Back to top button