Sebastian Kurz po largohet nga të gjitha postet politike

Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz po largohet nga politika, njoftuan mediat austriake të enjten. Kurz dha dorëheqjen si Kancelar në tetor, ai gjithashtu do të heqë dorë nga posti i tij si kreu i partisë së ÖVP.
35-vjeçari Kurz, i cili është ende lider i Partisë Popullore konservatore (ÖVP), shërbeu si kancelar nga 2017 deri në 2019 dhe përsëri nga 2020 deri në 2021. Ai u largua nga kancelaria në fillim të këtij viti kur u zhyt në një hetim korrupsioni, transmeton rtv21.tv.
Kurz u bë baba muajin e kaluar dhe tha se ky është shkaku i vendimin e tij.
ÖVP caktoi një konferencë për shtyp për të enjten në orën 11:30 për të dhënë më shumë detaje mbi vendimin e Kurz.
Kurz u pasua si kancelar në tetor nga Alexander Schallenberg , dhe mediat austriake raportuan se Ministri i Brendshëm Karl Nehammer është gati të marrë postin nga ai si udhëheqës i partisë./21Media

Back to top button