Burri që rrahu gruan mbeti edhe pa fëmijë

1 min read

Një grua nga Vushtrria dje mw mwngjes ka raportuar në Polici së është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor e më pas së bashku me katër fëmijët e saj është vendosur në strehimore”, ka njoftuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues në vendin tonë. Të dhënat e Policisë së Kosovës, që i përkasin periudhës janar-nëntor 2021, flasin për një rritje me 13.10% të rasteve të dhunës në familje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Gjatë kësaj kohe janë shënuar edhe 6 raste vrasjesh mes anëtarëve të së njëjtës familje. Psikologët mendojnë se pandemia mund të ketë ndikuar në rritjen e rasteve të dhunës, por pa harruar edhe faktorët e tjerë socio-ekonomikë. Kërkesat për strehim janë rritur me 35% edhe në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë./21Media