Burri rreh gruan, ajo hidhet nga kati i dytë i banesës

 
Një grua është hedhur nga kati i dytë i banesës së saj, pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti. Ngjarja ndodhi në Tiranë, në rrugën “Memo Meto”.
Në pranga përfundoi burri, 33-vjeçari i identifikuar me iniciale E.M., i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten. Kjo e fundit, e frikësuar, është hedhur nga kati i dytë i banesës.
Gruaja aktualisht po merr trajtim mjekësor në spital./vizionplus

Back to top button