Kaloni te përmbajtja kryesore

Burri sulmoi vëllezërit e tij

 

Mbrëmë është arrestuar një burrë kosovar nga fshati Orreberde i komunës së Istogut, pasi që i njëjti ka sulmuar dy vëllezërit e tij si dhe ka demoluar edhe shtëpinë.

Sipas viktimave, i dyshuari vazhdimisht ka ushtruar dhunë ndaj tyre pasi që i njëjti ka probleme mendore.

”I dyshuari ka marrë tretman mjekësor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button