Gjashtë vjet nga “Lagja e Trimave”, në Kosovë kërkohet drejtësi për të burgosurit

 

Sot mbushen gjashtë vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”, në Maqedoninë e Veriut, ku kanë vdekur tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa rreth dyzetë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Drejtësi për të burgosurit sot kërkohet në Ferizaj dhe Lipjan, ku do të mbahen protesta.

Në konfliktin e armatosur përveç tetë pjesëtarëve të forcave policore, jan% vranë edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” nga muaji shkurt i vitit 2016 në Gjykatën penale është zhvilluar seancë gjyqësore kundër 29 personave, të cilët akuzohen për vepra të bëra penale “Organizatë terroriste” dhe “Terrorizëm”. Të gjithë 29 të akuzuarit për rastin e Kumanovës para Gjykatës janë deklaruar se nuk ndihen fajtorë.

Rasti më vonë është bashkuar me lëndën “Rufeja” në të cilin është zhvilluar proces kundër tetë personave ndihmës të grupit të armatosur nga “Lagjja e Trimave” me çka numri i të akuzuarve është rritur në gjithsej 37.

Prokuroria Republikane Publike ka ngritur procedurë për të arrestuarit në aksionin në Kumanovë pasi MPB-ja ka parashtruar kallëzim penal deri te Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër numrit të caktuar të personave për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Nga 37 të akuzuar për “Terrorizëm” dhe “Organizatë terroriste”, 33 persona janë dënuar për veprat, ndërsa katër persona është sjell aktvendim lirimi.

Gjykata Penale në nëntor të vitit 2017 me burg të përjetshëm i ka dënuar: Andi Krasniqin-Malisheva, Demë Shehun, Fadil Fejzullahun, Nasuf Bekirin, Valdet Zekajn, Beg Bajrë dhe Fejzulla Rushitovskin. Me 40 vjet burg janë dënuar, Komandant Sokoli, Esat Kafexholli, Ardian Bujari, Shefqet Hallaçi, Betim Kabashi, Genci Sefaj, Enver Hoxha Klein, Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari, Fatmir Reçica.

Me 20 vjet burg janë dënuar Kenan Isni, Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdia, Landrit Rrustemaj, Mirsad Qerimi. Musadik Pajaziti dhe Ebip Aliji janë dënuar me nga 12 vjet burg. Arsim Bajrami dhe Elham Arifi me nga 13 vjet. 14 vjet i janë shqiptuar Seadudin Abdullait, ndërsa 18 vjet Ragmi Latifit.

Prej të dënuarve, 19 janë shtetas kosovarë, ndërsa të tjerët nga Maqedonia. Vetëm katër persona të akuzuar për logjistikë nga Maqedonia janë liruar tërësisht nga akuzat. Vlerësimi i aktakuzës është bërë në fund të vitit 2015 kur për herë të parë, grupi prej 37 të akuzuarve është mbledhr në sallën e vogël të Gjykatës Penale. Shqyrtimi kryesor ka filluar më 10 shkurt të vitit 2016. Seancat e para gjyqësore kanë qenë thuajse të heshtura, por në fjalët hyrëse që kanë pasur mundësi t’i jepin të arrestuarit, është denoncuar likuidimi i Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt, por edhe disa pjesëtarëve të grupit, pas arrestimit.

Prokuroria ka kërkuar burg të përjetshëm për të gjithë 37 të akuzuarit për “Terrorizëm” dhe “Organizatë terroriste”. Qeveria në muajin nëntor para dy vitesh ka pranuar të hapet hetimi ndërkombëtar për rastin “Lagjja e Trimave”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se është informuar bashkësia ndërkombëtare dhe se kërkohen mënyrat për zbatimin e hetimit ndërkombëtar për rrethanat e paqarta lidhur me ngjarjet në Kumanovë.

Back to top button