Burri ushtroi dhunë dhe kërcënoi me armë gruan me 5 fëmijë

 

Një grua nga fshati Dubravë i Ferizajt raportoi se bashkëshorti i saj sot rreth orës 04:20 ushtroi dhunë ndaj saj dhe pesë fëmijëve të saj, duke i kërcënuar me armë dhe kërkuar që të largohen nga shtëpia.

“Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore   dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit A.D. (m/Kosovar 46 vjeç) kanë  gjetur dhe konfiskuar: Pesë revole modele dhe kalibra të ndryshme, dy granata dore, një elektroshok, pesë thika.”, informoi policia.

Pas intervistimit dhe kompletimit të lëndës, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button