Ambasadori amerikan takoi Kurtin

 

Dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, ambasadori i Shteteve të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Philip Kosnett sot vizitoi zyrat e Vetëvendosjes, parti kjo, e cila doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Kosnett paraditen e së martës takoi liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati për kryeministër.

Takimi mes Kosnett dhe Kurtit u mbajt pa praninë e mediave. Madje edhe pas përfundimit Kosnett nuk dha deklaratë për medie.

Ndërkohë që, Kosentt një ditë pas mbajtës së zgjedhjeve ka uruar qytetarët e Kosovës për daljen në zgjedhjet parlamentare, duke thënë se ata me këtë kanë demonstruar përkushtimin ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen. Po ashtu, Konsett ka theksuar se Amerika qëndron në krah të Kosovës duke shpresuar në bashkëpunimin me qeverinë e re.

Lëvizja Vetëvendosje pas numërimit të votave të rregullta ka 47.85% të votave.

Back to top button