Bush i kishte shkruar letër Millosheviqit për Kosovën

Bush e kishte paralajmëruar Millosheviqin

Në vitin 1992 kur në Ballkan kishin nisur luftëra, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W Bush, i cili vdiq sot i kishte shkruar një letër, Sllobodan Millosheviqit, ku e kishte paralajmëruar atë se në rast shkaktohet konflikt në Kosovë nga veprimi serb, Shtetet e Bashkuara do të jenë të përgatitura ta përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe Serbi, përcjell rtv21.tv.

Ish-presidenti George H. W Bush ka qenë ndër të parët, i cili kishte dalur në mbështetje të Kosovës dhe kundër politikave agresive të Millosheviqit.

George H. W Bush, i njohur si Bushi i vjetër vdiq sot në moshën 94 vjeç. Ai kishte qenë presidenti i 41- të i Amerikës, ndërmjet viteve 1989- 1993, teksa më parë kishte shërbyer në dy mandate si zëvendës president i Ronald Reganit./21Media

Back to top button