British Airways ne 2021, tre fluturime për në Prishtinë

British Airways i ka konfirmuar Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, planet fillestare për vitin që vije.

Me këtë rast, kjo kompani e madhe ajrore planifikon që nga 28 marsi 2021 të lidhë Aeroportin e Prishtinës me një nga aeroportet më të mëdha në botë, me London-Heathrow (LHR).

Sipas një njoftimi të Aeroportit të Prishtinës, fluturimet planifikon t’i realizojë me Airbus 320, tri herë në javë: të premteve, të shtunave dhe të dielave.

British Airways shërben rreth 145,000 klientë çdo ditë dhe në më shumë se 200 destinacione në 80 shtete të botës

Artikuj të ngjashëm

Back to top button