Buxheti i MKRS do të jetë mbi 57 milionë euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku duke komentuar miratimin e buxhetit për vitin 2023 nga Qeveria e Kosovës, ka thënë se buxheti i MKRS do të jetë mbi 57 milionë euro dhe kjo është rritje substanciale krahasuar me 2022.
Në një postim në Facebook, Çeku duke përmendur punët e Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, gjatë kësaj jave ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e bibliotekave me shtetin e Bavarisë, por edhe kanë shpallur konkursin ndërkombëtar për dizajn të Teatrit të Operës dhe Baletit.
“Shpallëm thirrjen publike për përfaqësimin e Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venecia në vitin 2023 . Organizuam pritje dhe ndamë shpërblimin për boksieren Donjeta Sadiku pas medaljes së saj të bronztë europiane. Pritëm në vizitë drejtorin për zhvillim të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit me të cilin koordinuam planet për investime në infrastrukturën e tenisit. Shpallëm përfituesit e thirrjes për mobilitet, rreth 100 artistë, sportistë, organizata e klube përfaqësojnë Kosovën anembanë botës”, ka shkruar Çeku  n♪7 Facebook./21Media

Back to top button