Caktohen gjyqtarët e ndeshjeve Bayern-Inter dhe Liverpool-Napoli

Gjyqtari Tobias Stieler është caktuar për ta drejtuar ndeshjen e ardhshme mes Liverpoolit dhe Napolit, ndërsa Ivan Kruzliak do ta ndajë drejtësinë në sfidën mes Bayern Munich dhe Interit.
Si Napoli ashtu edhe Interi kanë siguruar tashmë vendet e tyre në raundin e 1/16-të të Ligës së Kampionëve me një ndeshje të mbetur për t’u luajtur në fazën e grupeve.
Milani është afër t’i bashkohet atyre në fazën eliminatore, ndërsa Juventusi ka rënë në Ligën e Evropës pas një sezoni të dobët evropian.
Ndedshjet e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen të marrtën dhe të mërkurën e javës së ardhshme.

Back to top button