Bytyqi: Arsimi do të depolitizohet

“Ne po punojmë që të kemi 15 standarde për shkollat profesionale”

Arsimi kosovar po ecë në ritme pozitive me gjithë sfidat që janë prezente. Kështu ka deklaruar ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  Shyqyri Bytyqi, i cili ka thënë ministria që ai udhëheqë është duke punuar në atë mënyrë që të mos ketë gabime për tekstet shkollore të Kosovës.

“Kemi pasur lajme të mira për shkencën e Kosovës. Kemi pasur marrëveshjes për mundësinë që do të fitojnë studentët e Kosovës, për Erasmus-plus”, ka thënë Bytyqi për televizionin publik.

Sipas tij, shkollat profesionale të Kosovës, do të jenë më ndryshe. “Ne po punojmë që të kemi 15 standarde për shkollat profesionale, kemi ndarë buxhet për shkollat profesionale ku nxënësit do të kryejnë trajnime”, ka shtuar ministri.

Ai ka bërë të ditur se edhe në këtë vit janë ndarë bursa për studentët edhe për ata që kanë aftësi të veçanta.

“Do të ketë trajnime për mësimdhënësit, do të jenë trajnime që do të organizohen nga Fakulteti i Edukimit, do të merren informacione se çfarë lloje të trajnime do të jenë ato dhe cilat janë të nevojshme për mësimdhënësit”, ka deklaruar Bytyçi.

Sipas tij, edhe menaxhimi i shkollave do të jetë më ndryshe. “Ne kemi marrë vendim që të zgjedh liderin e shkollës, pra kemi përpiluar udhëzim administrativ, do të ketë garë për shkollat që do të jenë më të mira dhe do të shpërblehen”, ka shtuar më tutje Bytyqi.

Back to top button