Studentët rezistojnë: Larg politika, jo dialog me Ramën

Studentët nuk i kanë kursyer mesazhet në drejtim të kryeministrit

Studentët do të protestojnë sërisht këtë të mërkurë në lidhje me kërkesat e tyre. Në ditën e gjashtëmbëdhjetë të protestës, ata kanë vendosur që t’i qëndrojnë vendimit të tyre për plotësimin e 8 këkresave.

Të rinjtë kanë vendosur që të mblidhen këtë të mërkurë tek korpusi universitar në orën 10:00 për të diskutuar në lidhje me vijimin e protestës.

Në një postim në mediat sociale, studentët u bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që të bashkohen për t’i treguar politikës që janë më të zgjuar se ata.

Por, krahas kësaj thirrjeje, ata nuk i kanë kursyer mesazhet në drejtim të kryeministrit ku theksojnë se nuk është i mirëpritur në takimin e tyre.

“Aty ku nisi historia e arsimit Shqiptar. Aty per te vene me shpatulla pas murit te gjithe bashkefajtoret e ketij sistetemi Arsimor! Korpusi eshte godina e pare universitare e ngritur, pra perfaqeson UT nga e cila dolen te gjithe universitetet e tjera. Aty duhet te jemi te gjithe me te bashkuar se kurre per te cuar zerin tone ne veshin e te gjithe FAJTOREVE!”, bëhet e ditur në njoftimin e studentëve në rrjetet sociale./Vizionplus

Back to top button