Bytyqi tregon se si e sheh zhvillimin politik pas mbajtjes së zgjedhjeve

Bytyqi: Kjo zhagitje nuk është aspak e mirë

Ministri në detyrë i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në emisionin “Argument Plus’, ka treguar se si e sheh zhvillimin politik pas mbajtjes së zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Kjo zhagitje nuk është aspak e mirë në veçanti për institucionet shtetërore. Në informacionet e para kur filluan diskutimet mes VV-së dhe LDK-së, partisë fituese dhe partisë së dytë u duk që do të kemi një marrëveshje të shpejt dhe nuk do të keni vonesë në krijimin e institucioneve shtetërore, por këto vonesa tashmë janë duke dëmtuar mjaft shumë çështjen e institucioneve shtetërore”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi shpreson që mos të mbyllet viti pa formimin e qeverisë.

Partia fituese e zgjedhjeve Vetëvendosje dhe partia e dytë Lidhja Demokratike e Kosovës janë në proces të negocimit, por që ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për koalicion./21Media

Back to top button