Cakaj “replika” me Daçiqin: Jemi tre 3 ministra nga Kosova, ti je nga Prizreni

Gent Cakaj është përfshirë në replika me Daçiqin

Ministri në detyrë i punëve të jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka zhvilluar disa takime të rëndësishme në Bukuresht, me kryediplomatët dhe zyrtarë të lartë të vendeve anëtare të BE.

Por, gjatë punimeve të samitit ai është përfshirë në replika me Ministrin e Jashtëm te Serbisë, Ivica Daçiç.

Duke qenë se në takim ishte edhe kryediplomati i Kosovës, Daçiq nuk ka humbur rastin për të përdorur ironinë, duke pyetur se pse Kosova përfaqësohet nga dy ministra të jashtëm.

“Ky është një provokim i rëndë që na bëhet nga ministri i jashtëm Edi Rama”, ka thënë Daçiq.

Por, përgjigjia e Cakajt ishte e menjëhershme, duke i kujtuar Ivica Daçiçit se këtë takim dyditor në Rumani ishin tre ministra të Jashtëm nga Kosova, pasi edhe vetë Daçiq është nga Prizreni dhe përfaqëson Serbinë, raporton vizionplus.

Zv/ministri, Gent Cakaj më 23 janar ishte deleguar nga ana e kryeministrit, Edi Rama për të drejtuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Back to top button