Policia e Kosovës arreston një serb për krime lufte në Kosovë

I arrestuari kishte urdhërarrest

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë rreth orës 21:50 një serb me inicialet Z.D në pikën kufitare në Jarinjë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Sipas Hoxhës, i arrestuari ka pasur urdhërarrest nga Gjykata Themelore Departamenti për Krime të rënda në Pejë.

“Në lidhje me këtë është kontaktuar Prokurori kompetent i Prokurorise Speciale të RKS-se dhe më pas nga i njëjti është lëshuar vendim mbi ndalimin e personit të arrestuar”, ka thënë Hoxha./21Media

Back to top button