Cakolli: Kurti shkeli ligjin

(Lajm i përditësuar)
Cakolli: Kurti shkeli ligjin
Eugen Cakolli nga KDI në emisionin “Click” në RTV21 komentoi vendimin Albin për të mos dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.
Ai tha se Kurti me këtë vendim ka shkleur ligjin.
“Asplutisht po , kryeministri Kurti me qasjen e tij dhe me refuzimin për të respektuar ligjin në tërësi dhe koncetrimin e tij për t’i zbatuar dy ligjet e nenit për qeverinë që vet kjo qeveri e ka miratuar unë besoj që përbën shkelqje ligjore , për shkak se në këtë rast kryeministri në detyrë Albin Kurti i është referuar nenit 29 të ligjit për qeverinë, por që po t’i lexonte apo t’i referohet nenit 26, ai përcakton qartazi qeveria në detyrë që është satuti aktual ligjor i Kurti duhet të japin dorëheqje, do të thotë nuk iu përfundon mandati, por duhet të japin decidivisht dorëheqje.”, tha ai.
Megjithatë ai tha se kjo përbën një shkelqje administrative dhe në këtë rast sipas Cakollit Kurti nuk i përgjigjet askujt.
“Po ekziston një mekanizëm kontrolli që ështënjë komision për verifikmin e mandate ë themelohet në mbledhjen e konstituimit të Kuvendit.” , tha ai.
Cakolli: Kushtetuesja ka të drejtë të vendos masë të përkohshme por nuk është në praktikën e saj
Eugen Cakolli nga KDI në emisionin “Click” në RTV21 tha se me certifikimin e zgjedhjeve KQZ-ja I ka hapë rrugë Presidentes Vjosa Osmani për të thirrur seancën konstituive të Kuvendit.
Ai tha se afati i fundit për thirrjen e kësaj séance është 27 prilli i këtij viti.
Sipas Eugen Cakollit presidentja nuk obligohet ligjërisht që të pres ndonjë hap nga Gjykata Kushtetuese.
“ Për sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk e njofton Presidenten për masë të përkohëshme, e që bazuar në përvojën e tanishme kanë qenë dhjetëra ankesa në Gjykatën Kushtetuese, filluar që nga zgjedhjet e vitit 2009, 2010, 2013, që partitë, kandidatë apo palë të tjera kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të vendosin masë të përkohëshme që vendimi për certifikmin e zgjedhjeve të mos prodhojë pasoja juridike, por që e përbashkëta e të gjitha këtyre rasteve është se Gjykata I ka refuzuar të gjitha, e në anën tjetër edhe trajtimi i rasteve që ndërliodhne me procesin zgjedhor nga ana e gjykatës kushtetuese kanë marrë edhe vite kohë që Gjykata të nxjerr vendime e edhekur ka nxjerrë vendime të cilat natyrisht nuk kanë prodhuar ndonjë efekt juridik retoraktik sepse ta zëmë se Gjykata nuk mund të vendos masë të përkohshme e ta lërë vendin pa konstituim të institucioneve”, tha ai.
Cakolli tha se Gjykata Kushtetuese ka të drejtë të vendos masë të përkohëshme por nuk është në praktikën e saj,
“E as në pratkikën e ndonjë vendi tjetër, përjashto Rumaninë në zgjedhjet e fundit “, u shpreh ai./21Media