Cakolli: 12 mijë votat nga diaspora nuk mund të kenë ndryshime në proces zgjedhor

(Lajm i përditësuar)


Cakolli: Refuzimi i Listës Serbe për votimin e qeverisë rrezikon ngërç kushtetues

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim në ”Click” të RTV21 tha se refuzimi i Listës Serbe për ta votuar qeverinë mund ta dërgojë vendin në një ngërç kushtetues.

“Me qenë se ende nuk është e qartë se Lista Serbe do të ketë nëntë apo dhjetë mandate. Skenari kur Lista Serbe fiton dhjetë mandate dhe pastaj refuzimi i Listës Serbe për ta votuar qeverinë do të mund të fuste vendin në ngërç kushtetues përshkak se përcaktimet aktuale kushtetuese thonë se qeveria duhet të ketë të paktën një ministër nga radhët e komunitetit serb. Nëse i njëjti nuk është deputet nga radhës e partisë që ka shumicën për votimin e tij duhet votim paraprak nga deputetët e grupit parlamentarë”, tha Cakolli. /21Media


Cakolli: 12 mijë votat nga diaspora nuk mund të kenë ndryshime në proces zgjedhor

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim në ”Click” të RTV21 tha se 12 mijë votat nga diaspora nuk mund të kenë ndryshime në proces zgjedhor.

“Në bazë të rezultateve paraprake që janë publike nga KQZ, LVV nuk mund të ketë më shumë se 47 mandate në këtë rezultat që e kanë por duke e ditur që kemi përafërisht edhe 95 mijë vota të paktën në lojë, atëherë janë në pyetje edhe deri në tre mandate tjera të cilat mund të ndryshojnë në varësi të rezultateve që prodhon sidomos votimi jashtë vendit. Përshkak se në mesin e 12 mijë votave të diasporës ato nuk prodhojnë asnjë ndryshim përshkak se në secilin proces zgjedhor ato me plus minus 1% dallim kanë ndjekur trendin e njëjtë sikur në vendet e votimit të rregullta”, tha Cakolli. /21Media


Cakolli: Nuk pres përmbyllje të ciklit zgjedhor para marsit

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim në ”Click” të RTV21 tha se beson se nuk do të ketë përmbyllje të tërësishme të zgjedhjeve deri para nisjes së muajit mars.

“Data 3 mars deri në 5 mars ka qenë periudha kur është dashtur që të shpallen rezultatet përfundimtare, që i bie afërsisht tri javë e gjysmë prej tash, por me ndryshimet me tempot e punës të komisioneve komunale zgjedhore përveq që do të kemi ndonjë angazhim dyfishë më të madh gjatë ditëve në vijim. Unë nuk presë që të kemi përmbyllje të tërësishme të ciklit zgjedhorë para nisjes së muajit mars”, tha Cakolli. /21Media


Cakolli: KQZ ka dështuar në publikimin e rezultateve edhe herave të tjera

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim në ”Click” të RTV21 tha se KQZ ka dështuar në publikimin e rezultateve edhe në vitin 2014.

”Fatkeqesisht ka pasur raste kur KQZ nuk ka dalur as me rezultate në vitin 2014 deri sa janë shpallur ato perfundimtare, por për shkak të ndryshimeve tash situata është më komplekse edhe për shkak të afërsisë në mes të tabllorit opozitar dhe partisë në pushtet gje qe ka pasur ndikimin me te madh per te acaruar diskursin”, tha Cakolli. /21Media


Cakolli: Problemi qëndron tek hija e keqe që do të bie mbi procesin zgjedhor në tërësi 

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim në ”Click” të RTV21 në lidhje me situatën e rezultateve të votave në KQZ thotë se mund të ketë vonesa përshkak të problemit që sipas tij do të bie mbi procesin zgjedhor.

“Pra specifikisht vëzhguesve të cilët dërgohen aty nga partitë politike për të mbikshyrur procesin ndonëse këto parti politike kanë pasur komisionerët e tyre ne secilin vendvotim dhe kanë pasur vëzhguesit e tyre në të njëjta vend votime. Mund ta vonojnë përshkak se nuk mund ta ndërprejnë në tërësi por problemi qëndron tek hija e keqe që do të bie mbi procesin zgjedhor në tërësi edhe përshkak të incidenteve të tilla por mbi të gjitha përshkak të vonesave. Pra me qenë se kemi një rezultat i cili përgjithësisht nuk përcakton fitues apsolut të zgjedhjeve dhe në faktë e bënë shumë më komplekse zgjedhjen e institucioneve të reja, normalisht që tensioni do të jetë më i lartë”, tha Cakolli. /21Media


Cakolli: E quditshme që KQZ nuk ka paraparë ndonjë plan B

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim në ”Click” të RTV21 ka thënë se problemet në sistemin elektronik të publikimit të rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë shqetësuese.

Cakolli tutje ka shtuar se është e quditshme që KQZ nuk ka parashikuar një plan B për situata të papritura.

”E quditshme se si KQZ Duke e ditur se interesimi i qytetarëve do të jetë  pikërisht në rezultate,  nuk ka paraparë ndonjë plan B për të menaxhuar”, tha Cakolli.

Ai tutje ka shtuar se ”Ne mbetëm gati 12 orë në terr informativ sa i përket rezultateve të subjekteve politike”.

Aii tutje ka shtuar se duke u bazuar në nivelin e punës të KQZ-së do të ”na duhen javë për t’i ditur rezultatet”./21Media

Back to top button