Kasapolli: Do të ketë lëvizje nga VV-ja në partitë opozitare

(Lajm i përditësuar)

Kasapolli: Do të ketë lëvizje nga VV-ja në partitë opozitare

Ish diplomati Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 tha se pas rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit do të jetë një garë e madhe se kush do të jetë deputetë brenda subjekteve politike.

”Tash është një garë e madhe se kush është deputetë brenda subjekteve politike dhe sa kanë potencial ata që të lëvizin nga një kamp në kampin tjetër”, tha Kasapolli.

Lidhur me këtë Kasapolli tha se në bazë të informacioneve që ka do ketë lëvizje nga VV-ja në partitë opozitare.

”Unë besoj që do të ketë lëvizje nga VV-ja në partitë opozitare”, tha shkurt Kasapolli.


Kasapolli: Deformimet e qeverisë nuk reflektuan në votën e së dielës, rezultati i zgjedhjeve është një dështim

Ish diplomati Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 tha se me zgjedhjet e 9 shkurtit është pritur që të ofrojë një qartsie për rrugëtimin e Kosovës.

Ai tha se rezultatet i zgjedhjve ishin një dështim për partitë opozitare.

”Rezultati i këtyre zgjedhjeve është një dështim për partitë opozitare, të cilat në asnjë formë nuk kanë arritur ta përqojn mesazhin”, tha Kasapolli.

Ai tutje shtoi, se deformimet e qeverisë nuk reflektuan në votën e së dielës.

”Deformimet nuk janë reflektuan në votën e së dieles, na ka bërë të mendojmë që t’i kërkojmë falje Kurtit, tia japim fëmijët t’i dërgoj në Norvegji dhe ne të jetojmë këtu të lumtur”, tha ai./21Media

 

Back to top button