Cakolli thotë se partitë politike më shumë po shpërndajnë virus se program

 

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës sonte në “Click” tha se nga partitë politike në vendin tonë më shumë po shpërndahet virus sesa program.

Cakolli tutje u shpreh se Kosova është në mesin e mbi 100 shteteve që kanë organizuar zgjedhje në pandemi, por i vetmi që ka relaksuar masat në kohën e aktiviteteve poltike.

Ndryshe, sot zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore në vendin tonë, e cila do të zgjasë deri më 13 shkurt, ndërsa me të 14-in Kosova do të votojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare./21Media

Back to top button