Caktohet 30 ditë paraburgim të dyshuarin për dhunë në familje në Skenderaj

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Skenderaj, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj të pandehurit A.Z, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale dhunë familjare.

Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe nëse i pandehuri do të lihej i lirë, do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën dhe dëshmitarët, si dhe ekziston rreziku se mund të përsërisë veprën penale.

Kundër këtij aktvendimi palët e pakënaqura, kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit-Kolegji Penal përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Skenderaj.

Back to top button