Caktohet datja e rihapjes së kinemasë “The Electric”

Një nga kinematë më të vjetra të Anglisë do të rihapet më 21 janar pasi ishte mbyllur që nga fillimi i pandemisë.
Biletat do të dalin në shitje të martën.
Pronari i ri, Kevin Markwick ka marrë pronësinë në nëntor të vitit të kaluar, transmeton rtv21.tv
Filmi i fundit i Kenneth Branagh, ‘Belfast’, do të jetë i pari që do të shfaqet.
Kinemaja, e ndërtuar në një pikë taksie të konvertuar në Station Street, ka shfaqur filmin e parë pa zë më 27 dhjetor 1909. Besohet të jetë kinemaja më e vjetër në Mbretëri të Bashkuar.
Në këtë kinema janë shfaqur filma për të rritur në vitet e 70-ta dhe është zhvendosur në filma të zakonshëm dhe shtëpi artistike përpara se të mbyllej, në mars të vitit 2020./21Media

Back to top button