236 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 236 raste të reja.
“Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.142. Në total numri i rasteve aktive është 1.780.”, ka informuar MSh.
Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 904 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës.
Deri më sot, 790.175 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
No photo description available.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka bërë të ditur se situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj ka apeluar te qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, IKShPK ka bërë thirrje për kujdes dhe mosgrumbullim./ 21Media

Back to top button