Caktohet masa e paraburgimit ndaj një personi për veprën penale ”Dhunimi”

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë të ditur se është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj M.XH pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ”Dhunimi”.
”Më datë 9 nëntor 2021, në orët e pasdites tenton të kryej aktin seksual duke e kap për krahu të miturën e ndalon dhe i drejtohet me fjalët :,,ndalu se nuk të bëjë asgjë dhe duke i thënë ‘’mos bërtit’’ dhe e prek në pjesët të trupit duke tentuar për ta dhunuar seksualisht të njëjtën”, bëhet e ditur në komunikatë.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka vlerësuar se me qëndrimin në liri i pandehuri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për shkak të dënimit të lartë që parashihet për këtë vepër, si dhe vepra penale për të cilën dyshohet i pandehuri është e natyrës së rëndë, andaj duke marrë parasysh këto rrethana i pandehuri mund të jetë i pa arritshëm për organet e ndjekjes, me çka do të pamundësojë dukshëm zhvillimin normal të procedurës penale.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media

Back to top button