Caktohet masa e paraburgimit ndaj S.Sh. për vepra penale të narkotikëve

Gjykata Themelore në Ferizaj sot ka informuar se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji kundër të pandehurit S.Sh. shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 5 nëntor 2021, në shtëpinë e tij në Kaçanik, pa autorizim ka blerë dhe poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që ditën kritike, nga ana e njësisë së DHTN-së në Gjilan, me rastin e bastisjes dhe kontrollit në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar katërdhjetë e shtatë (47) doza me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 14.9 gram, një (1) dozë me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 0.3 gram, njëzet e shtatë (27) copë tableta me substancë të dyshuar të llojit Ekstazi, dhe pesë (5) copë tableta të ndara në copa më të vogla me substancë të dyshuar të llojit Ekstazi, të gjitha këto të përgatitura për shitje.”, ka informuar Gjykata.
Me këtë rast, palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media

Back to top button