Caktohet masa e paraburgimit për Xhabir Zharkun
Një muaj paraburgim për Zharkun
Ish kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharkut i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri kërkesën e Prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Zharku dyshohet se ka kryer verpat penale: ˝Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit.
“I pandehuri Xh.Zh. dyshohet se në tetor të vitit 2008 dhe shkurt të vitit 2010 në Kaçanik, si person zyrtar, përkatësisht kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit dhe shkaktimit të dëmit të Komunës ë Kaçanikut, ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare.”, thuhet tutje në njoftim.
Zharku është arrestuar dje nga Policia e Kosovës./21Media